Δευτέρα 21 Μαΐου 2012

Rrezohet autobusi ne Himarë


Rrezohet autobusi ne Himarë

VENDI I NGJARJESVENDI I NGJARJESNjë autobus me 40 studente është rrëzuar rreth orës 16.18 minuta pranë urës së Vishës në Himarë duke shkaktuar një aksident tragjik ku dyshohet paraprakisht për 12 viktima dhe 23 të plagosur.

Ngjarja tepër e rëndë ka ndodhur me studentet vajza te universitetit Aleksandër Xhuvani të cilat udhëtonin së bashku me pedagogët e tyre në drejtim të Sarandës. Autobusi me targa El 2274B mendohet të ketë rënë në 150 metra lartësi, ne humnere. Mësohet se sot 2 autobusa janë nisur nga Elbasani në drejtim të Sarandës me 75 studente. Autobusi që i ka shpëtuar tragjedisë kishte 35 studente. Ndërsa autobusi i dyte 40. Emri i parë që është mësuar, është ai i shoferit të automjetit. Ai është Pëllumb Celo i cili ka vdekur. Shumë ambulance kanë mbërritur në vendngjarje nga Saranda dhe Vlora, ndërsa helikopterë të cilët po fluturonin mbi Karaburun, janë nisur drejt Himarë për të transportuar studentet ne drejtim të Spitalit Ushtarak. Helikopteri i parë po sjell dy studentet e parë të plagosur. Forca policore dhe njerëz kanë rrethuar Spitalin Ushtarak. Deri më tani 25 studente kanë arritur të nxirren nga autobusi ndërsa mësohet se në vendngjarje është nisur dhe ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe ai Arsimit dhe drejtori i përgjithshëm i policisë Hysni Burgaj. Ndërkohe në njoftimin e parë zyrtar, policia e shtetit njofton se po bashkëpunohet dhe me strukturat e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si dhe me strukturat e shëndetësisë. Ne orën 18.00 helikopteri i pare ka sjelle 2 vajzat e para te plagosura te cilat mësohet se janë ne gjendje te rende shëndetësore.
Ndërkohë 2 te plagosurat e tjerë janë sjelle me ambulance ne Spitalin Ushtarak, pasi  2 helikopterët e tjerë janë ulur ne Fushën e Aviacionit. Ajo qe raportohet është se ka pasur një numër te madh ministrash, deputetesh ndërsa ka mbërritur për te pare te plagosurat dhe kryetari i PS Edi Rama. Ndërkohë kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli ministri i brendshëm Bujar Nishani, ministri i shëndetësisë Petrit Vasili, ministri i arsimit Myqerem Tafaj dhe drejtori i përgjithshëm i policisë se shtetit Hysni Burgaj janë nisur me helikopter ne vendngjarje.
Drejtori i përgjithshëm i policisë se shtetit Hysni Burgaj, duke folur me telefon për Vizion Plus nga vendngjarja, tha se grupi i ekspertizës po heton për zbardhjen e shkaqeve. Ai tha se për veç shtate te plagosurve qe janë nisur drejt Tiranes, për ne Spitalin Ushtarak po vijnë edhe tre te plagosur te tjerë.
Kryetari i Bashkise se Himarës Gjergj Goro, duke folur për Vizion Plus, ka treguar se situata ne vendin e aksidentit është shume e rende. Sipas tij është bere e mundur evakuimi i te gjithë te përfshirëve ne aksident, te cilët janë nisur drejt spitaleve rajonale te Vlorës e Sarandës dhe drejt Spitalit Ushtarak ne Tirane.

Tragjedia në Himarë, 12 viktima - Top Channel

Tragjedia në Himarë, 12 viktima - Top Channel

pas pake do tju permendime edhe emrata e xensave qe ishine ne audobus....

pas pake do tju permendime edhe emrata e xensave qe ishine ne audobus....

Himare, bie në greminë autobuzi me 50 nxënës

vendi ku ndodhi aksidenti deri tani jane 12 veta te vdekure.............

Himare, bie në greminë autobuzi me 50 nxënës


Himare, bie në greminë autobuzi me 50 nxënës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë urës së Vishës, në Himarë, ku një autobus me nxënës ka dalë nga rruga dhe ka perfunduar në një greminë.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, autobusi me nxënës po udhëtonte drej Sarandës. Aktualisht nuk ka të dhëna të sakta për viktima apo të lënduar.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Nga : 

Τρίτη 1 Μαΐου 2012

EDI RAMA XHEVRIA

portokalli 2012Edi RAMA XHEVRIA

nasi felleza mataxheri 29 prrill

nasi felleza mataxheri 29 prrill

PORTOKALLI treshja e burgute 29 prrill

treshja e burgute 29 prrill

shef gjini

gjinnnnii