Παρασκευή 13 Απριλίου 2012

Intervista/ Liliana Hoxha: Ju rrëfej vitet e fundit të Enver Hoxhës Publikuar rreth 1 hour më parë | 0 Komente

Intervista/ Liliana Hoxha: Ju rrëfej vitet e fundit të Enver Hoxhës
Publikuar rreth 1 hour më parë | 0 Komente

 



Nusja e djalit të Enver Hoxha, Liljana Hoxha rrëfen në një intervistë për emisionin “Debat” të gazetarit Alfred Peza, në Vizion Plus detajet e jetës së saj. Ajo sqaron mosmarrëveshjet me Nexhmijen, qëndrimin e Enverit për Kosovën, fotot e publikuara me Berishën, tentativat për vetëvrasje dhe faktet e pabotuara për të. Më poshtë intervista e plotë:

 

 

I.

Gjatë kësaj jave, 27 vjet më parë ka vdekur Enver Hoxha dhe një pjesë e atyre që e përkujtojnë sipas raporteve të mediave, kanë qenë pranë varrit të tij familjarë dhe njerëz të tjerë. Sigurisht mbetet për t’u diskutuar numri i atyre që vazhdojnë ta përkrahin ose jo diktatorin komunist. Por, kjo ngjarje ka përkuar me një zhvillim interesant pasi ka të bëjë me botën e publicistikës shqiptare. Është botuar më së fundmi libri i Liljana Hoxhës “Pushtimi i brendshëm”, është një libër i të resë së Enver Hoxhës, siç e përshkruan ajo në libër veten e saj, por është nusja e djalit të dytë të Enver Hoxhës, siç e njohim të gjithë, edhe për shkak të veprimtarisë së saj shumë të dendur publicistike. Në këtë libër janë përmbledhur shkrimet, intervistat, analizat, komentet e saj në shtypin dhe në televizionin shqiptar sëbashku me bashkëshortin, por me një punë të mirëfilltë profesionale, me hyrje, me mbyllje të librit, por edhe me shënime që kanë pasuar zhvillimin e ngjarjeve. Nëse lexoni këtë libër do të kuptoni se kush është këndvështrimi i Liljana Hoxhës në lidhje me zhvillimet në Shqipëri nga vitit 1972 të paktën e deri më sot, por edhe për figurën e Enver Hoxhës, ndikimin që ai ka pasur në atë kohë, familja e tij, Ramiz Alia që e pasoi e kështu me radhë.

 

- E ftuara ime për sonte është Liljana Hoxha. Mirëmbrëma, faleminderit, mirë se na erdhe.

Mirëmbrëma, mirë se ju gjeta. Ju faleminderit juve personalisht. Falënderoj edhe stafin e Vizion Plus që e vërteta bën dallim nga televizionet e tjera se më ka përfillur duke me nderuar kështu për të ardhur dhe për tema të tjera sociale që s’kanë të bëjnë me temën e ngushtë: “E reja e Enver Hoxhës” dhe me problemet e saj që shoqërohen me gjithë meskinitetet dhe paragjykimet e qëllimshme.

 

- Të mërkurën u mbushën 27 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës, 11 prill 1985, këtë të mërkurë ishte 11 prilli i 2012-ës, ju vazhdoni të shkoni tek varri, i kryeni ritualet, ishit edhe këtë radhë?

Sigurisht, isha të mërkurën në orën 12.00, është ora jonë që shkojmë kur mendojmë se fluksi i njerëzve do të jetë pakësuar dhe ne synojmë që të shkojmë në privatësinë tonë, se ashtu vemi e nderojmë babanë tonë dhe nuk duam të trazohemi me përfitimet e politikës apo me trazimet e konjukturat që ndërrojnë çdo vit. Preferojmë ta nderojmë privatisht dhe pa ekspansion në shoqëri.

 

- A vutë re diçka të veçantë në raport me radhët e tjera?

Unë jam gjithmonë e sinqertë. Nuk mund ta mbaj sinqeritetin tim për çdo rast. Kishte më pak lule.

 

- Më pak lule se herët e tjera?

Po.

 

- Si e shpjegoni ju?

Nuk e di. Nuk ka shpjegim. Mund të jetë thjesht rastësi që njerëzit janë aq të vobektë, aq të vrarë, aq të shtypur nga brengat e jetës sa nuk kanë pasur, jo vullnetin, por ngaqë jetojnë në kushtet e mbijetesës, se zakonisht janë nostalgjikët që shkojnë tek varri i Enver Hoxhës, kanë qenë të pamundur për të vajtur kësaj radhe.

 

- Më shumti unë ju kam thirrur për librin tuaj që është fryt i një punë të jashtëzakonshme 10-vjeçare dhe si një nikoqire e mirë, si ajo nikoqire që i shpërndahen fëmijët, nipërit dhe mbesat nëpër botë, për shkak të zhvillimeve dhe hapjes së Shqipërisë. Dhe vjen një ditë si kjo dhe i mbledh në një tryezë, i bën një gosti shumë të mirë. Kjo gosti e ka titullin “Pushtimi i brendshëm”. Atëherë zonja Hoxha pse ky titull?

Sinqerisht unë e ndjej veten të varfër të flas me fjalë pasi kam bërë aq punë. Atë punë e kam qëndisur, kam menduar çdo fjalë që kam shkruar dhe është e zorshme që unë me pak fjalë të përmbledh atë që kam dashur të them me një vepër të tërë. Po, megjithatë, kuintesenca është kjo: Diktatura me egër se Staliniste është thënë, Enver Hoxha më i keq se Stalini etj,. Nuk është problemi i raportit tim personal, çfarë mendoj unë, çfarë ndjesish humane që domodoshmërisht mund t’i kem, por është bindja që kam që komunizmi me gjithë të metat e tij duke degraduar në sistem totalitarist, nuk mund të ishte kaq i egër sa ishte ky tek ne. Ishte i tillë për aryse se Shqipëria historikisht ka qenë e rrezikuar kafshatë për t’u kapërcyer, midis Serbisë edhe Jugosllavisë, pavarësisht nga presionet e tjera të jashtme, të kamufluara ose jo. Kështu që, kjo gjë që mbetet çështje objektive historike s’ka pse gjatë komunizmit të sfumohet dhe të harrohet nën fasadën e sistemit komunist, nën atë Kushtetutë sado gjakatare që të jetë ajo me gjithë problemet që do të sillte si rrjedhim luftën e klasave, izolimin, varfërinë etj., me radhë. Këto gjëra s’i kishte për qëllim, por ashtu ndodhi. Pse ndodhi? Se kishte diçka më të thellë që ne akoma s’duam ta shohim dhe nuk duam ta shohim me qëllim.

 

- Cila është?

Agjentura. Rrejti agjenturor që kishte mbërthyer Shqipërinë përpara po se po, por fjala është pas çlirimit meqenëse se Shqipëria duhej të ishte një vend socialist si gjithë lindja dhe nuk duhet të ishte e pavarur, por duhet të ishte në tutelën jugosllave, siç edhe u pa, siç dukej ndihmesë internacionaliste në fillim dhe është pranuar normalisht prej Jaltes, por në fakt ka qenë një tutelë shoviniste dhe me qëllim për ta bërë dhe Shqipërinë republikë të shtatë të Jugosllavisë.

 

- Ky është pushtimi i brendshëm, kjo është domethënia e titullit?

Kjo është domethënia e titullit: Agjentura. Agjentura është një rrjet i shpërndarë në mënyrë të tillë, maskuar qoftë edhe nëpërmjet Sigurimit që ishte një institucion shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e shtetit, nuk fajësoi të gjithë institucionin, por segmente të posaçëm të tij kanë qenë thjesht agjent në shërbim të interesave antikombëtare. Njerez si keta kanë kapur majat e pushtetit, kanë qenë në byro, kanë arritur deri tek Enver Hoxha, kanë qenë në ish-nomenklaturë siç duket dhe siç është akoma, dhe kanë përfshirë edhe vetë Elitën.

 

- Ky pushtim i brendshëm vazhdon sipas jush edhe pas vitit 1990?

Për mua vazhdon sepse mjafton edhe vetem si krahasim. Ishte sistem stalinist komunizmi në Shqipëri, ishte më i egër se të gjitha diktaturat evropiane, e vende komuniste të lindjes ?.  Atëherë është shumë e thjeshtë  të thuash: Eshtë tranzicion stalinist ky? Pasi është tranzicioni më i egër në të gjithë vendet e ish- lindjes.

 

- Në kopertinë është një femër me maskë veneciane. Çfarë do të thotë?

E mendova unë këtë. Si maskë veneciane nuk ka asnjë rëndësi, por vetëm ideja e maskës. Unë mund të bëja edhe diçka monstruoze , ndonjë pikturë, zgjidhje të famshme të piktorëve të mëdhenj. Por jo, thjesht, është një maskë që në vetvete është e bukur, interesante, joshëse, siç ka qenë ideali komunist, i cili nuk u zbatua ose u shpërdor. Por, në fakt fsheh krime të mëdha. Ka qenë një ballo me maska.

 

- Pse keni preferuar të përmblidhni pikërisht publicistikën tuaj nga gushti i 2003 deri në shkurt të 2012 kur keni dhënë intervistën e fundit që keni përfshirë në libër. Kjo ka qenë ajo periudhë ku ju e keni parë në mënyrën më të ngjeshur publikisht?

Jo, në një farë mënyrë unë e kam thënë në libër, e kam thënë edhe në intervista televizive, sado që unë përpiqem të shpjegoj aty që kam qenë e censuruar, sidoqoftë kam pasur mundësi të dal me mënyrat e mia, me metodat e mia. Domethënë të dal në çfarëdolloj dritare të jetë, vetëm që unë të dëgjohem nga shqiptarët, pa përfillur më nderon apo jo ajo dritare. Faleminderit. U jam mirënjohës të gjithë atyre, por  kam goditur, jam përqendruar, është bërë më e fortë se unë, është bërë më e fortë se frymëmarrja ime, është bërë më e fortë se ekzistenca ime, kur unë u binda që e keqja e madhe e Shqipërisë të cilën e vuaja prej kohësh (që kur kam njohur Sokol Hoxhën e kam ndjerë këtë të keqe), e keqja e madhe e Shqipërisë qenka deri brenda familjes së Enver Hoxhës. Atëherë, ishte detyra ime ndaj popullit tim ( qoftë edhe ndaj Enver Hoxhës, por kjo ka pak rëndësi për lexuesin, por ka rëndësi për mua). Pse? Cilido që të ishte ai, ai nuk i ka marrë vesh të gjitha këto që dimë ne, nuk i ka ditur të gjitha këto që dimë ne, ka ditur vetëm atë çfarë ka marrë vetë ai vendim. Për shëmbull, lufta për pushtet, nuk jam dakord dhe s’kam qënë dakord, e kam kundërshtuar edhe në atë kohë, që nga vrasja e Beqir Ballukut, persekutimin e familjes së tij e kështu me radhë. Për ato unë nuk kam çfarë të them. Për të tjerat unë jam e bindur se ai nuk i ka ditur të gjitha siç janë.

 

- Në fakt unë e kam lexuar librin jo vetëm pse e kisha për detyrë në respekt të ftesës për ju dhe për këtë emision, por ju kam ndjekur sepse kam qenë në një mënyrë apo në tjetër edhe njeriu që ju kam dhënë mundësi kur kam pasur, ashtu si edhe kolegët e mi, për të shprehur ato mendime, pjesa kryesore e të cilëve janë përmbledhur në këtë libër, pas një përpunimi rigoroz. Por ajo që më duhet gjithmonë dhe kam menduar pasi ju kam ndjekur dhe pasi kam lexuar librin është se ju keni qenë një vajzë nga një familje që nuk vinte nga nomenklatura dhe jo më këto kjo ndoshta fillon dhe shpjegon se pse ju ishit zëri i parë nga brenda bllokut që hodhët dritë mbi një errësirë 45-vjeçare që kishte përfshirë jetën brenda bllokut. Në një farë mënyre po mendoja që dukej si e dërguara e Zotit për të treguar më pas për të dëshmuar, si puna e At Zef Pëllumbit “Rrno për më tregue”, atë çfarë ka ndodhur atje brenda, gjë që është treguar shumë përmbledhurazi në libër, por e keni dëshmuar edhe përpara. Ajo çfarë doja të pyesja pikërisht në këtë kontekst është që a ka mbetur gjë më pa thënë për atë regjim, për atë bllok, për atë mënyrë, për atë udhëheqje që na ka drejtuar për 45 vjet?

Jo, në vija të përgjithshme unë kam thënë gjithçka që të kuptohet se si funksiononte ai regjim i sunduar nga agjentura. Domethënë nën pushtetin e Enver Hoxhës gëlonte agjentura, nën orientimet e Enver Hoxhës gëlonte agjentura, e cila u bë shumë e prekshme për fatet e vendit menjëherë me izolimin e tij dhe ai nuk është izoluar kot. Natyrisht pista ekziston, por është pistë alibike, nuk ishte aq i sëmurë sa t’i fshiheshin gjërat, nuk ishte aq i sëmurë sa të na ndalohej dhe të thuhej që me Enver Hoxhën, me babanë nuk duhej diskutuar asgjë përvec se  nëpërmjet gruas së  Enver Hoxhës, se unë vazhdoj ta quaj institucion gruan e tij dhe ta respektoj e kritikoj në këtë prizëm, se në këtë prizëm duhet parë, jo si vjehrra ime të cilën nuk e kam ndjerë ndonjëherë vjehrrë. Kjo pasi unë nuk dija ta shikoja me këtë sy unë, kisha vajtur tek Enver Hoxha dhe ai s’ka qenë asnjëherë vjehrri im, ka qenë Enver Hoxha dhe gruaja e tij ka qenë me rolin e saj special që duhet të kishte për Enver Hoxhën dhe për fatet e popullit dua të them. Kështu që ajo që thatë ju përpara natyrisht është shumë luzinguese për mua, jo për modesti, nuk është çështje modestie, por unë nuk e kam pasur të lehtë të bëj këtë vepër. Nuk kam pësuar fatin e At Zef Pllumbit, e kam lexuar veprën e tij dhe jam ngjethur, siç kam lexuar edhe vepra të persekutuarve të tjerë, unë nuk jam nga ata njerëz që duhet të qahem sado që lotët i kam në majë të syve si natyrë, por jo për të kerkuar mëshirë. Unë e neveris mëshirën, ajo është për njerëzit e dobët të cilët edhe janë të detyruar ta kërkojnë kur janë në kushte ekstreme të jetesës, të varfërisë dhe mëshira është aq ndjenjë e dobët nga ata që duan ta japin sepse ngelet vetëm në kufirin simbolik, filantropik, kur në fakt njeriu duhet ndihmuar, nuk duhet mëshiruar. Kështu që, parë nga të gjitha këto këndvështrime, unë bëra atë që ndjeva të domosdoshme për ta bërë, të pamundur për të mos e bërë, e pamundur të jetoja pa e bërë, çfarë e thashë dhe s’dua ta përsëris. Nuk e di çfarë mbetet më për të thënë. Mendoj që i kam thënë të gjitha për t’u kuptuar nga çdokush. Por, hollësira natyrisht që kan ngelur, hollësirat mendoj që i takojnë kujtimeve sepse një sistem agjenturor dhe jo një sistem komunist të bën të vrasësh edhe veten.

 

- Që do të thotë?

Përpos tendencave, atentateve dhe përpjekjeve për të më varë,  drejtpërsëdrejti Nexhmije Hoxha ka pasur edhe të tilla.

 

- Po flisni ju për veten tuaj?

Po flas një hollësi të cilën, thashë, nuk dua të bëhem patetike dhe qaramane para publikut.

 

- Pra ju po thoni se ka pasur tentativa për t’ju vrarë?

Jo vetëm për të më vrarë , por për t’u vetëvrarë nëpërmjet mjekimit farmakologjik, për të cilin nuk ke nevojë,  i cili në dimensionet, në kushtet joprofesionale, me detyrim, në kushtet e fshehtësisë, që të mos e merrte vesh njeri që unë mjekohesha, që të mos e merrte vesh një mjek shqiptar, pale Enver Hoxha etj., të devijonin në fund të fundit si personalitet dhe të jepnin urdhrin e tyre dhe mund të bëhej gjithçka, mund të vrisje edhe veten. Dhe këtë gjë e them që hollësira të tilla do të ketë, që nuk e zbehin  por  e forcojnë këtë analizë historike.

 

- Ndoshta duhet të ndalojmë pak tek kjo gjë, se ndoshta është hera e parë që ju e thoni se keni pasur tentativë për vetëvrasje?

Po, unë nuk e kam për turp ta them këtë se në këtë rrugë më kanë çuar. Në këtë rrugë më ka çuar Nexhmije Hoxha me Isuf Kalon. Isuf Kalon do ta kisha hedhur në gjyq përvec se si kriminel sëpaku për mosprofesionalizëm, por ama do ta kisha hedhur në gjyq për qëllimshmëri, për mënyrat se si jam mjekuar, vetë Nexhmije Hoxhën. Këtë skam dashur ta bëj.

 

- Për çfarë periudhe bëhet fjalë?

Është gjithmonë në periudhën pasi linda dy fëmijët e mi, kur unë arrita nëpërmjet mjekimit të ndjej që këto kundërshtimet që unë i bëj në familje, se s’më pëlqen gënjeshtra, s’më pëlqen mashtrimi, s’më pëlqen situata, Nexhmija tjetër thotë në publik, – jo si Nexhmije, por si parti – , tjetër thuhet, tjetër është brenda në bllok, tjetër është brenda në familje, presioni hierarkik që vinin, mosbarazia, shtypja në dinjitet, përbuzja ndaj familjes sime ,largesa që të thoshte simbolikisht e ke vendin këtu, të gjitha prapa Enver Hoxhës se para tij ishte ndryshe, meqenëse ai i donte të gjithë, siç më donte edhe mua.

 

- Këto ishin rrethanat?

Këto ishin rrethanat madje nën presion të sime mëje të cilën e kishin terrizuar: Mblidhe vajzën tënde kryeneçe përndryshe fati i saj është në diskutim.

 

- Që në atë kohë?

Po.

 

- Bëhet fjalë për mesin e viteve ’70?

Bëhet fjalë që kur kam hyrë në atë familje.

 

- Që nga 1967?

Që kur kam hyrë në atë familje, që nga 1967. Ime më’ më thoshte: Çfarë bën ti që s’të duan. Kurse unë çfarë nuk bëja që të më donin se unë e kam adhuruar atë familje për hir të Enver Hoxhës dhe mendoj që duhet adhuruar. Nuk duam të ndalem shumë tek kjo tashmë për të mos qënë patetike përpara tragjedisë së popullit tim.

 

- E fundit, tentativa për vetëvrasje ka qenë 1 apo 2 herë?

Mund të ketë qenë edhe dy herë pasi arrita nën helmim me overdozë ilaçesh të mos mendoj mirë dhe ta quaj veten fatkeqësi të familjes së Enver Hoxha, ta quaj veten fatkeqësi të Sokolit, se prej meje nuk donin as Sokolin, se prej meje s’donin as fëmijët e mi dhe thashë më mirë po iki nga kjo jetë dhe po i lë të qetë, sepse unë jam njeri që krijoj probleme këtu. Me kohë e kuptova, (prej sjelljes në familje kryesisht të N.Hoxhës se iludohesha) qoftë edhe nën mjekim, mjekim i cili është ndarë prej meje vetëm në vitet 1990 kur s’kishte më Isuf Kalo e të tillë, kur më thanë që duhet të jesh e lumtur që ke shpëtuar nga një mjekim i tillë kriminal, se o do të ishe vdekur ose do të ishte e çmendur.

 

- Domethënë ka qenë një mjekim i kontrolluar me qëllim t’ju jepte një gjendje të caktuar fizike…

Një mjekim i studiuar që të më nxirrte jashtë loje. Në çfarë forme do të më nxirrnin jashtë loje? Ishte fati im. Por dua të theksoj, nuk është pozicion i imi për të kërkuar vëmendje nga opinioni publik që shiko sa kam vajtuar. Unë të gjitha vuajtjet i quaj asgjë para vuajtjeve të popullit, të atyre që ishin në burg, të asaj vajze Drita Çomo që vdiq pa i qëndruar mamaja tek koka, të atyre njerëzve që kanë vuajtur nga varfëria atëherë dhe që sot thonë se s’kemi drita se është vjedhur teli për skrap, të atyre fytyrave të rreshkura që nuk kanë parë një ditë të bardhë dhe janë mësuar me filozofinë e mbijetesës, me të cilën kalojnë dhe dramat, dhe nuk kanë më lot në sy, përpara tyre unë përulem. Por, unë këto i them për dëshmi thelbësore si vepronte agjentura. Ndërkaq, që kështu mjekohej edhe Enver Hoxha, në formën e tij, në pistën e diabetit, në pistën e zemrës, në pistën e efekteve sekondare që krijojnë sëmundjet. Por, në këtë mënyrë është mjekuar edhe ai. Kjo është çështja e parë që kam ngritur, përveç çështjesh që mos i beso Ramiz Alisë në vitet ’90, ne duhet të tërhiqemi, ne jemi familja e Enver Hoxhës, ne duhet të rrimë thjesht të bëjmë jetën tonë dhe popullit, të na nderojë thjesht si njerëz të tillë e të tjera me radhë. Dua të them që po qe se unë duhet të ngrija probleme me hollësira personale, natyrisht që dëshmitë e mia do të ishin shumë herë më dramatike, unë kam dhënë aq sa duhet njeriu të kuptojë.

 

- Nga ana tjetër kjo na bën të kuptojmë edhe një gjë tjetër. Në bllok nuk është sekret më që martesat përdoreshin për t’u ngritur në detyrë, për karrierë, për të mbajtur njëri – tjetrin dhe pothuajse në vitet 1990 ka funksionuar një skemë nepotike ku vajzat dhe djemtë e njërit apo tjetrit martoheshin midis tyre duke forcuar në këtë mënyrë jo vetëm lidhjet familjare dhe shoqërore, por politike dhe të pushtetit. Pikërisht sjellja ndaj jush lë të kuptohet që kur dikush vjen nga jashtë kësaj skeme, shih se si mund të trajtohet. Mund ta shohim këtë rast dhe si të tillë?

Pa dyshim, është esenciale, nuk ka filluar në vitin 1990, kështu ka qenë gjithmonë, këtu mbase mbetet të kuptohet nga libri, disa gjëra më shpëtojnë t’i them. Kështu ka qenë dhe Enver Hoxha ishte kundër kësaj lidhjeje. I gjithë Blloku ishte i lidhur me njëri- tjetrin, ndaj ai si çështje e shtronte parimisht, ai i ishte i lumtur me zgjedhjen e Sokolit për mua, siç nuk donte zgjedhjen e Ilirit për Teutën, e cila nuk ishte zgjedhje, por ishte inskenim, manipulim dhe sjellje e Nexhmije Hoxhës. Çfarë s’kanë bërë që ajo të bëhet nusja e Ilirit dhe natyrisht që unë isha e para jashtë kastës kultike dhe paçka pastaj më shumë akoma ishte karakteri im se që në fillim unë sa vajta kundërshtoja, thosha që kjo është turp se populli nuk është kështu siç bëni ju, populli është më i thjeshtë, populli është më i ndershëm, më i hapur, më i sinqertë dhe më i moralshëm se sa këto që ndodhin këtu, prapa Enver Hoxhës. Duke ia fshehur këto Enver Hoxhës kultivohej një rrezik për popullin dhe Enver Hoxhën sado që kjo që them unë sot mund të duket sakrilegj, por derisa ishte prapa Enver Hoxhës, mua më ka mbetur peng detyra dhe unë i kërkoj ndjesë popullit tim se do të dija më shumë akoma sikur unë të kisha folur me të. Por unë s’kam folur dot me të se isha e ndaluar dhe kjo ka qenë një nga brengat e mia më të mëdha, dhe kjo ka qenë një nga shtysat që në momente të dobëta kur më dominonte mjekimi dhe kur ikte përmbajtja ime, forca ime, ishte një nga shtysat më të forta që unë të thosha s’ka shpresë për mua dhe s’ka dritë në horizont.

 

- Ajo që kuptohet nga leximi i librit, por edhe nga dëshmitë tuaja gjatë gjithë këtyre viteve në media janë disa etapa kronologjike, në 1967 ku në 31 dhjetorin e atij vitit ishit 16-17 vjeç sapo ishit njohur me Sokolin në gjimnazin “Petro Nini”, hytë për herë të parë për të festuar Vitin e Ri dhe pastaj ka ardhur martesa juaj në 1972…

Në 1972 kam jetuar në shtëpinë e Enver Hoxhës dhe në 1974 jam martuar.

 

- Në 1972 ka qenë goditja e parë e Enver Hoxhës nga sëmundja dhe më pas kanë ardhur dhe godijet e tjera. Këtu fillon, pas 1972, nga goditja e parë në zemër të infarktit të miokardit, ka filluar edhe ajo që ju e quani pastaj përpjekja e Nexhmije Hoxhës dhe Ramiz Alisë për ta izoluar Enver Hoxhën. Ndërkohë Enver Hoxha, Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu ishin treshja e pushtetit, në fakt dhe jo akoma Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha që fituan terren më vonë. Por, prapë nga libri kuptohet një gjë, që të tre kanë vdekur në mënyrë të dyshimtë: Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo. Vazhdoni t’i qëndroni kësaj dhe a është më e qartë sot për ju se ka diçka që ka funksionuar?

Absolutisht që i qëndroj kësaj, madje unë nuk kam dashur ta përfshij më gjerë, që pikëpyetja ime e parë që kam bërë si qytetare është që kur kam njohur Sokolin. Para se të njihja Sokolin unë isha një vajzë e dalluar, vajzë populli, por isha vajzë e dalluar në Tiranë, isha në tabelë nderi në Tiranë nga nxënësit më të dalluar, isha e vetmja konkuruese  (atëherë kishte forma të ndryshme emulacioni, por më e mira dilte) , do të isha miku i vogël i librit që e re, do të isha komandante “çete” (e gjithë nxënësve të shkollës) duke qenë më e vogël se të mëdhenjtë e shkollës, më zgjidhnin, ma varnin këtë këmborë. Unë bëja programet dhe as dilja t’i lexoja, vija të tjerë t’i lexonin. Kam qenë e interesuar të bëhej puna dhe jo të dukem unë, isha shumë e ndrojtur, isha shumë timide. Por, si duket, mendoja, organizoja, edhe këtë aftësi mbase ma kishin kuptuar mësuesit e mi. Në këtë sens dua të them se unë isha shumë e dalluar dhe shumë e përkëdhelur nga shoqëria, jo se desha të përkëdhelesha, por se ndihesha që isha e realizuar në atë kohë. Ajo isha unë dhe pikë, unë ashtu e njihja veten që do të isha gjithmonë më e mira, paçka që kjo nuk ishte ambicje por mënyrë të qëni. Sapo kam njohur Sokolin jam luftuar për të mos qenë vajzë e rregullt, për të mos qenë vajzë e shkëlqyer, por e përlyer. Ndërkaq që çdo njeri në popull që merrte vesh që unë isha e vluara e Sokolit më donte , nuk më donte vetëm ish-konjuktura,  fillimisht familja Kapo nuk më donte duke qenë shoqe e ngushtë e Nexhmijes. Këtë ia kam thënë edhe Nexhmijes që pse s’më duan. Është fjala për ato pikëpyetje që mund t’i bëjë njeriu vetes se çfarë ndodh këtu, çfarë ndodh këtu kur Enver Hoxha më do, unë jam nuse e Enverit, ndërkaq urrehem, luftohem dhe gjithçka në dinjitet. Se mua nuk më mungonte gjë dhe nëse njeriu paragjykon se çfarë kam unë që qahem kur i kam pasur të gjitha të mirat dhe ka jetuar mirë siç ka ndodhur  nga ndonjë gazetare mediokre sepse ia urdhëron dhëndri i Beqir Ballukut, nuk është faji im. Bëra një parantezë këtu se më duhet ta bëja. Por, fjala është se kjo gjë sa vinte edhe më rrethonte. Madje, mund të mos jetë vendi, mund të jetë e tepërt, mund të mos ketë lidhje librin, por sa ishte Mehmet Shehu, në mënyrë të çuditshme edhe ai më ka mbrojtur siç më donte Enver Hoxha. Mehmet Shehu s’kishte lidhje me mua, nuk ishte ai që më luftonte, mund të më ketë luftuar familja e tij, fëmijët, të cilët ishin shumë inteligjentë e ambiciozë e  mund të më shikonin me një sy rivalitetit. Por Mehmet Shehu vetë nuk më ka luftuar, siç më ka luftuar Vito Kapo, Hysni Kapo, Ramiz Alia dhe kështu me radhë. Kështu që, jo vetëm që i qëndroi asaj, por i mëshoj shumë.

 

- Ajo që kuptohet është se shumë herët që pas 1972, Nexhmije Hoxha afrohet me Ramiz Alinë, ndërkohë që në fakt trekëndëshi i pushtetit në Shqipëri ishin Enver, Mehmeti dhe Hysniu, që ishin gjallë, por që më pas, siç thoni ju, vdiqën në rrethana të paktën nga pikëpamja shëndetësore dhe mjekësore të dyshimta. Në atë kohë filloi forcimi i lidhjes së Nexhmije Hoxhës me Ramiz Alinë, gjë që pastaj kulmon në 1985 kur ai merr pushtetin dhe më pas edhe pas vitit 1990. Ç’është kjo gjë kaq e veçantë që e lidh Ramiz Alinë ose më mirë Nexhmije Hoxhën me Ramiz Alinë edhe përkundër burrit të vet, pavarësisht se shëndeti i tij, edhe për shkak të moshës, ishte në rënie.

Mosha 77-vjeç kur ai vdiq nuk është ndonjë moshë shumë e madhe se vetë Nexhmija sot është 91-vjeç. Por thotë  që Enveri ishte i disiplinuar, vuante nga diabeti, por rrojti gjatë, kur ka 20 e disa vjet që Nexhmija është e ve’. Nuk është normale që të thuhet nga një grua. Megjithatë kalojmë në çështjen që ju shtruat. Nuk ishte që filloi avash-avash të afrohet Nexhmija me Ramizin, ai ishte plan, ata ishin të afruar që gjatë luftës Nacional-Clirimtare.

 

- Më herët se kaq?

Sigurisht.

 

- Kur ka filluar?

Që me fejesën e Ilirit me Teutën (Nusja e djallit të madh të Enver është mbesa e Ramiz Alisë), kjo ka qenë një dhënie në tabaka, paçka që ai mbase s’kishte pse të mos e pranonte urdhërin  se edhe ajo ishte vajzë e bukur, por nuk ishte ajo e zgjedhura e tij. Të mos futem në hollësira, ishte tjetër e zgjedhura e tij, ishte vajza e Ramiz Alisë (Zana) të cilën nuk mund ta merrte se Enver Hoxha i kishte ndaluar martesat e tilla.

 

- Pra dashuria e vërtetë e Ilir Hoxhës ka qenë vajza e Ramiz Alisë?

Po, sigurisht.  Kështu që, që atëherë këto gjëra kanë qenë të parashikuara dhe gradualisht vijnë ato humbet fatkeqe. Cilido të ketë qenë Hysniu, cilido që të ketë Mehmeti, se nuk i përjashtoj si agjent apo me aktivitete të shërbimeve të huaja, nuk i përjashtoj, e theksoj madje që janë të tillë. Por ama, vdekja e tyre ka qenë e dyshimtë. Që vdekja e tyre të jetë e dyshimtë, domethënë që sido që të jenë këta, këta duhet të ikin që të vinte Ramizi, se të vinte Ramizi kishte ardhur Nexhmija dhe vazhdonte pushteti, vazhdonte dinastia, të vazhdonte Iliri, e të tjera.

 

- Por në fakt Nexhmieja në pushtet ishte se kishte bashkëshortin…

Ajo në pushtet ishte, por nuk ishte në pushtet megjithatë. Para vitit 1972 Nexhmija para Enverit bënte rolin e gruas të nënshtruar gati-gati shtëpiake, një grua pa pretendime, bënte një rol të dyfishtë, ishte bajraktare jashtë Enverit dhe në popull. Me izolimin e Enver Hoxhës për shkak të shëndetit, natyrisht ajo s’ka dalë hapur, por ka luajtur rolin e saj përmes informacionit që jepte. Informacioni ka qenë i kanalizuar përmes saj. Dora e fundit që çonte informacionin tek Enveri ishte Nexhmije Hoxha.

 

- Nexhmije Hoxha pak javë më parë ka dhënë një intervistë për Bugajskin në TV “AS” dhe sigurisht besoj se e keni ndjekur direkt ose përmes mediave që kanë botuar disa pjesë. Ajo që mua në fakt më ka bërë që t’i kushtoj vëmendje të veçantë kësaj interviste ka qenë një moment ndoshta jo shumë spektakolar, por që kam dashur t’ju pyes dhe kjo lidhet me çështjen e Kosovës. Nexhmija me sa duket, duke shfrytëzuar faktin që ishte bashkëshortja e Enver Hoxhës, tregon për një takim ku si dëshmitarë thotë në lidhje me një person me mbiemër Duraku, një familje e njohur. Babai i tij, thotë, ishte një hero kosovar dhe e pyet Enverin se si t’ia bëjnë dhe duam ta shpallim Kosovën republikë. Dhe vijon rrëfimi Nexhmije Hoxhës, po mirë – i tha Enveri – si do ta priste Jugosllavia këtë gjë, si e keni gjykuar, por, për mendimin tim dy republika shqiptare sikur nuk shkojnë, megjithatë ju mund ta bëni si ta doni. Pra Enveri, – thotë Nexhmija – nuk u jepte direktiva kosovarëve apo intelektualëve kosovarë, apo njerëzve të angazhuar në Kosovë, por i linte të vendoste vetë. Dhe kjo është një tezë që shkon në fakt në të kundërt asaj që thuhet për Enver Hoxhës se ka luftuar për Kosovën dhe ja ku jemi sot kemi dy shtete shqiptare, kemi shtetin e Shqipërisë në 100-vjetorin e pavarësisë dhe Kosovën në katër vjetorin e pavarësisë që e kishim në shkurt. Pra, Enver Hoxha tregon se nuk paska qenë largpamës në lidhje me çështjen e Kosovës dhe me çështjen shqiptare në tërësi sipas rrëfimit të Nexhmije Hoxhës.

Ju e keni më hollësisht aty, por më mbeti në mendje ajo që prapë është pjesë e asaj që thatë ju, që Enveri në fillim nuk ishte për dy republika, që i bie që nuk ishte për pavarësi të Kosovës, apo që Kosova të vetëvendoste për republikë. Më bëri shumë përshtypje kjo gjë dhe jam e revoltuar , ndonëse nuk ia vlen të revoltohesh me të, por jam e revoltuar me cilindo studiues që mund të merrej me këtë çështje, pasi unë kam dokumente që vërtetojnë të kundërtën. Unë e dija që nuk ishte kështu dhe u habita me qëndrimin e saj kaq cinikisht të vënë në media. Nuk është hera e parë që ajo bën sakrilegje të tilla ndaj të shoqit dhe ndaj historisë, dhe ndaj popullit shqiptar, dhe ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Meqenëse jemi këtu të ndalemi këtu. Nuk e di a do të më jepni kohë që unë në këtë çështje të ndalem seriozisht me kritikën që thashë se ekzistojnë dokumentet. Këto dokumente unë i kam në dorë dhe askush nuk është marrë, asnjë studiues nuk është marrë me këtë çështje.

 

- Janë dokumente të Enver Hoxhës?

Janë dokumente që ekzistojnë në Arkivin Qendror të Shtetit, janë marrë nga atje dhe derisa i kam unë përse të mos i merrte dikush tjetër dhe t’i përdorte.

 

- Çfarë kanë në thelb këto dokumente?

Në thelb është kjo që Enver Hoxha nuk dilte në asnjë rast jashtë natyrës, por edhe mbase  parimit të tij, t’i qëndronte strikt profilit të llojit. Pra, një udhëheqës marksist leninist. Me këtë profil ka parë dhe çështjen e Kosovës, paçka se më shumë dominonte ana nacionaliste, që në fund të fundit ai çfarë s’ka bërë që Kosova të dalë nga kjo situatë. Kështu që, këtu unë kam 5-6 raste, vit më vit qëndrimet e Enver Hoxhës dhe nëse më lejoni unë do të lexoj dokumente autentike, le të vërtetohen, ekzistojnë në arkivin qendror, nga i cili unë kam mundur t’i kem në dorë.

 

- Nuk janë bërë ndonjëherë publike?

Unë nuk e di të jenë bërë publike, nëse janë bërë publike nuk e kuptoj përsëri atë qëndrim të zonjës Hoxha. Atëherë do të them për çdo vit qëndrimin e Enver Hoxhës, dokumentin e kam këtu. Në vitin 1949 Enver Hoxha  shtron që prej Jaltës  nuk e mori dot Kosovën menjëherë pas çlirimit. Në 1949 Enver Hoxha e shihte rrugën e çlirimit të popujve jugosllavë nëpërmjet inkuadrimit në kryengritje të armatosur, përfshirë edhe Kosovën për vetëvendosje, shkëputje pavarësie nga vetë federata jugosllave, gjë që mund të mos dëshirohej nga popujt e tjerë, por dëshirohej nga kosovarët. Pra, mund të mos donin popujt e tjerë të shkëputeshin, por dëshironin kosovarët. Kjo i dukej atij si një variant i dëshirushëm.  I ka të dokumentuara në ditarin e tij politik. Vetë Fadil Hoxha që më vonë, në vitin 1990 e ka kritikuar paksa Enver Hoxhën në këtë vit thotë:

Udhëzimet e Enver Hoxhës ( këto udhëzime Enver Hoxha i përcillte në Kosovë) ne i kemi parasysh, pranojmë që kemi bërë dhe gabime, bëjmë edhe autokritikë. Po në vitin 1949 është dokumenti që i çon letër Stalinit për t’u ankuar për situatën shtypëse në Kosovë. Viti 1966, qëndrimi publik i Enver Hoxhës që përcillej në Kosovë dhe ishte kundër Federatës Jugosllave është: “Kush përgjigjet për krimet e gjenocidin të kryera në kurriz të popullit shqiptar, të Kosovës e metoisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë”. Këtu kemi dhe faksimilen përkatëse që njerëzit mund ta shikojnë shkrimin e tij nëse iu intereson. Këtu thotë: “Megjithatë unë i thashë kjartë Tlitos  se kosovarët janë shqiptarë, se Kosova është Shqipëri. Por kjo duhet të shihet më vonë – tha ai. Ai ndërkaq blofoi se kishte qëllime të tjera që u zbuluan më vonë”. Një nga arsyet se vetëvendosja pengohej. Ai flet për vetëvendosje në Kosovë, ishte shtruar çështja e vetëvendosjes në Kosovë, megjithëse në ato vite ka arritur të ketë një autonomi në 1970, në 1976 e kishte më të organizuar. Në fakt kjo ështe vetëvendosje e Beogradit thotë Enver Hoxha. “Se populli i Kosovës nuk u pyet dhe s’u pyet gjoja se nuk mori pjesë në luftën nacional-çlirimtare, jo pse nuk ishte trim dhe i guximshëm, por nuk ishte i kiart politikisht etj., etj,.”. Nuk e di se si ju duken këto, por nuk përkojnë me ato që Enver Hoxha nuk ka qenë dakord për dy shtete, apo jo?

 

- Të paktën nga dokumentet ashtu duket.

Domethënë a të vazhdoj apo ta lë me kaq?

 

- Ideja krijohet, nëse doni të thoni diçka tjetër…

Në 1967 vazhdon po kështu. “Gjendja në Kosovë është shumë e rëndë, hendeku midis saj dhe viseve të zhvilluara të Jugosllavisë është thelluar edhe më tepër. Të ardhurat kombëtare për frymë, për shembull në Slloveni janë rritur me 7.588 dinarë të rinj, ndërsa Kosova nuk ka arritur akoma në mesataren jugosllave të vitit 1947, që ishte 730 dinarë për frymë”. Kemi dokumentin tjetër, dokumentin 5, kemi faksimile me shkrim dore të Enver Hoxhës ku flet për lëvizjen e dhjetorit 1968, që edhe ajo u shtyp. Kemi fjalimin në Tropojë në maj të 1970-ës ku flet për zgjerimin e bashkëpunimit me krahinën socialistë autonome të Kosovës.  Ndërkaq kemi finalen në 1978 – 1981, të cilën Nexhmije Hoxha s’e përmend fare dhe ky moment është moment krucial, ku edhe Ramiz Alia është pyetur dhe s’e ka pranuar, është momenti kur Enver Hoxha përgatit një plan ushtarak për prani dhe bashkëpunim ushtarak nëse Kosova do të ngrihet ushtarakisht ( kjo ishte nxitja nga Enveri ) dhe të mbrojë veten e saj. “Kur të dojë ajo të çlirojë veten e saj nga Jugosllavia atëherë ne do t’i ndodhemi në krah dhe do të luftojmë bashkë më të”. Komandanti i këtij plani ushtarak, hartuar shkencërisht, ishte Mehmet Shehu. E gjithë kjo histori mbyllet me faktin që vriten liderët e kryengritjes së armatosur, kryengritja ishte gati. Vritet Jusuf Gërvalla me shokë, nga UDB-ja natyrisht, dhe vriten me lajmërim nga shteti shqiptar. Domethënë, saboton shteti shqiptar. Kush lajmëron nga shteti shqiptar  për kryengritjen e armatosur dhe drejtuesit e saj që praktikisht ishin ilegalë ?

 

- Pra është viti 1981 kur edhe u vetëvra atë vit Mehmet Shehu…

Që kjo histori të mbyllej krejt dhe të sabotohej. Mund të thosha për qëndrimin e Nexhmije Hoxhës, meqenëse në këtë vijë vazhdon. Në vitin 1999 – 2000 ajo më merr mua në telefon dhe më pyet se cfarë qëndrimi duhet të mbajë si marksiste-leniniste. I them  cfare ju ka më shumë rëndësi ideali apo cështja kombëtare .

 

- Sa vjet keni që s’shkoni?

Që nga 2000 kur më kishte degdisur në Kanada, kur më kishin thënë do të vrasë UDB-ja përmes shoqes së ngushtë që më kishte ofruar Nexhmije Hoxha, e cila ishte sekretare e Komitetit Qendror të Rinisë. Atëherë quhej Dese Jako dhe tani quhet Dese Jakoja Brajkoviç. Praktikisht është serbe. Vëllai i saj është kryetar i shoqatës shqiptaro – serbe dhe në një televizion shqiptar nga më të shikuarit tonin del dhe flet që kultura serbo – shqiptare është një. Kush e ndan thotë ajo vajza inteligjente, animatore e emisionet. Ai thotë politika. Por cila politikë? Domethënë të mos ndalemi këtu. Këto janë gjëra që kuptohen. Atëherë shiko kush është kjo shoqja ime e ngushtë. Natën që bie busti i Enver Hoxhës fle tek unë, fle në shtëpinë e Enver Hoxhës ku e survejuara jam unë.

 

- Më 20 shkurt 1991…

Kalon koha dhe retrospektrivisht ato janë ngjarje që flasin vete. Ndaj them unë që të gjitha s’mund t’i përfshija aty dhe të panjohurat që mbeten për lexuesin janë shumë interesante, por janë vetëm kontorno e asaj që kam thënë aty. Këtu po thosha për Nexhmije Hoxhën. Megjithëse më merr në telefon në 1999, më thotë se po e pyesin se çfarë qëndrimi mban ndaj bombardimeve. të NATO-s e të tjera me radhë. Gjithcka është false.

 

- Ishte koha e luftës në Kosovë…

Unë e dija shumë mirë qëndrimin e saj sepse unë dhe Sokoli kemi marrë Kosovarë në atë kohë, kemi strehuar, një familje të gjerë 12 veta dhe 17 veta, hynin e dilnin sipas rastit. Ajo s’ishte dakord dhe s’i pëlqente. E kisha kuptuar qëndrimin e saj në shumë gjëra. Por, ajo e pati atë dinakëri për të qenë me NATO-n, për t’u deklaruar me NATO-n. Por, mburrjet ndaj Bugajskit që unë jam me NATO-në, që unë i kam dokumentet këtu, po të doni kështu e ashtu, për mua janë teatër dhe të tjera me radhë. Sic thotë ajo që ka tradhëtuar idealin , në fakt ka “tradhëtuar” formalisht UDB.

 

- Në lidhje me figurën e Ramiz Alisë, që ju e quani bashkëfajtor me Nexhmije Hoxhën për të gjithë ato të këqija që ka pësuar populli shqiptar, qeverisja e Shqipërisë, vetë Shqipëria nga 1972 deri tani vonë. Ka 2-3 momente interesante në libër, një prej të cilëve lidhet me momentin e vdekjes së Hysni Kapos, ku edhe Sokoli, bashkëshorti juaj në një intervistë thotë që Ramiz Alia ka qeshur në momentin, se ka qenë në Paris kur Kapo vdiq. E dyta, lidhet me një moment tjetër, në vitin 1990, gjatë vizitës së parë të Ramiz Alisë në OKB, në Nju Jork, ka një dy orësh që nuk shpjegohet se ku ka qenë Ramiz Alia, pasi ka një vakum në protokoll, në lëvizje dhe kështu me radhë, dhe duke thënë që bashkë me djalin kanë shkuar në një bankë të Nju Jorkut për të depozituar thesarin. Këto janë dy momentet më interesante, por ka dhe një moment tjetër që lidhet me Mehmet Shehun ku Ramiz Alia në fakt një herë ka thënë që ka qenë agjent Mehmet Shehu, ndërsa ju thoni se diku tjetër ka thënë që nuk ka qenë agjent. Pra mban një qëndrim të dyzuar në lidhje me faktin që Enver Hoxha e thotë tek “Titistët”, tek situata sinoptike e poliagjentit Mehmet Shehu, që ka qenë jo vetëm agjent, por poliagjent. Ndërkohë që Ramiz Alia ka qenë i dyzuar. Ka diçka që thotë në të gjithë këto kontradikta për figurën e Ramiz Alisë për ju?

Figura e Ramiz Alisë aty është modeli, profili i njeriut që gënjen me stil. Ramiz Alia është çmuar për grande stilin e tij, kështu është quajtur. Por, stili i tij praktikisht është të gënjejë dhe jo të udhëheqë. Që ai ka qeshur e ka thene Vito Kapo e cila rrezikuar prej Nexhmije Hoxhes nga kjo gjë. Enveri u mjaftua vetëm me një kritikë dhe në të kundërt e bëri ministre të Industrisë së Lehtë, ndonëse për mendimin tim ajo nuk është figurë e pastër. Ajo është një nga tre gratë e UDB që synuan tre burrat kryesorë të shtetit. Po t’i kthehemi asaj historie, Ramiz Alia ka qenë edhe promotori kundër Mehmet Shehut, ka qenë ai që i ka dhënë goditjen më të fortë Mehmet Shehut, pavarësisht nga hollësirat, për të mos dalë nga ngjarja e Mehmet Shehut.

 

- Një prej tyre, që nuk e përmendëm, është një letër që Kadri Azbiu para se të pushkatohej ka dërguar dhe nuk gjendet akoma…

Ramiz Alia nuk ishte vetëm, punonte me Kadri Azbiun, i cili është i deklaruar në shumë drejtime, i padiskutueshëm që ka qenë në shërbim të UDB-së, mbase dhe të KBG-së, por e UDB-së, e sigurt. Por, nuk është vetëm kjo, cilido që do të ketë qenë roli i Ramiz Alisë dhe për mua ka qenë rol krucial në vdekjen e Mehmet Shehut, ka shumë rëndësi se si sillet Ramiz Alia në këto 20 vjet. Ai vazhdon të mashtrojë në cilindo drejtim, siç mashtroi, nuk pranoi as për kryengritjen e armatosur. Ai thotë është e çuditshme, është absurde, është ëndërr, është fantazi që ne të mund të mbështesnim një kryengritje të armatosur dhe të tjera me radhë në Kosovë. Në çdo gjë ai do të mbajë një qëndrim të till të gënjeshtërt, paçka se më vonë mund ta pranojë kur i duhet, kur i vjen ngushtë dhe kur e shikon që gjithçka godet në kurriz të tij. Kështu ndodh edhe me figurën e Mehmet Shehut. Ashtu siç e trajtoj unë dhe jo vetëm unë, trajtohet edhe nga të tjerë. Fokusi se kush mund të ketë qenë shkaktari që ka nxitur vrasjen qoftë edhe vetëvrasjen e Mehmet Shehut, edhe nëse është vetëvrarë,- gjë që unë e dyshoj- është vetëvrarë nën presion, le të jemi tolerant në të dy rastet, është analizë historike, por nuk është studim shkencor. Pikërisht atëherë kur ai e ndjen që gjithçka bie mbi të, me akuzat që i bëj unë, me goditjen fjalë pas fjalë që ai thoshte, për çdo intervistë që ai ka dalë, ai detyrohet të thotë një ditë të bukur që nuk paska besuar asnjëherë që Mehmet Shehu të ketë qenë agjent. Kjo ishte një ngushëllim shumë i madh për shkrimtarin, djalin e Mehmet Shehut, Bashkimin, i cili e përshëndet më kot, se si mund të përshëndet një njeri i tillë që të ka syrgjynosur babanë, e ka detyruar të vetëvritet, të ka burgosur dhe të tjera me radhë. Se në fund të fundit vdiq Enveri pse s’e nxorri Ramiz Alia, Bashkimin menjëherë nga burgu, kur ai zëvendësoi Enverin në të gjitha funksionet, madje edhe në Presidencë, çka Enveri s’e kishte pranuar? Kështu që, kundrejt kësaj përgjigje të fundit të Ramiz Alisë unë kam një dokument tjetër, nuk e di se sa ju intereson që në vitin 1989 Ramiz Alia nëpërmjet sekretarit të tij, Vask Çifligut, i drejtohet shoqes Nexhmije, – pra dalin dy personat që kanë katranosur Shqipërinë nga 1972 deri sot njëri me autoritetin institucional dhe tjetri me pushtet gri. “Shoqe Nexhmije Hoxha, me porosi të shokut Ramiz Alia ju dërgoj fotokopjen e një faksimileje të marrë nga revista angleze “Sunday Telegraph”, ku ndër të tjera shkruhet dhe për armikun e partisë e të popullit, poliagjintetin Mehmet Shehu”. Këtu jep hollësira që në artikull ndër të tjera shkruhet se “Mehmet Shehu ka qenë i lidhur edhe me CIA-n, ndër udhëheqësit që ka marrë këshilla nga kuadrat e CIA-s, të seksionit të veçantë, janë edhe Mehmet Shehu, kryeministri i parë i Shqipërisë së pas luftës dhe Sukarno i Indonezisë. Asnjë njeri nuk e përfundoi karrierën e vet siç do të kish dëshiruar”. Pra që të dy janë vrarë.

 

- Kjo ishte dëshmia…

Dëshmia është që Ramiz Alia në 1989 i dërgon akoma Nexhmijes që shiko se kemi prova përsëri për Mehmet Shehun. Atëherë tabloja sinoptike e Enver Hoxhës ka qenë e saktë dhe përpos kësaj unë mund të them që Enver Hoxha, (këtë  e them për herë të parë),  ka pasur dijeni që ai ishte i KGB-së dhe jo vetëm dijeni, por ka qenë detyrë e tij të jetë agjent i KGB-së, në funksion të ruajtës së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës. Por E.Hoxha nuk e ka ditur që ka qenë me CIA-n në vitet e fundit.

 

II.

- Zonja Hoxha, vijojmë me disa zhvillime që kanë të bëjnë me librin, por jo vetëm me brendinë e librit, por edhe me sfondin e zhvillimeve rreth figurës së Enver Hoxhës, një prej të cilëve është libri i kolegut tim Blendi Fevziu “Enver Hoxha” që ka pasur një pritshmëri të madhe, është shitur, por edhe polemika. Ju jeni shprehur diku në lidhje me këtë libër, por në respekt të atyre që na ndjekin dhe ndoshta s’kanë qenë të vëmendshëm do të donim një mendim tuajin në lidhje me këtë libër dhe mënyrën se si është trajtuar figura e Enver Hoxhës nga kolegu ynë Fevziu…

Me sa unë kam kuptuar, nuk e kam mbaruar librin e Fevziu, s’e mbarova thjesht për emocione personale, pa ndonjë ngarkesë ndaj autorit. Nuk e mbarova se e pashë që ishte i ngjeshur me vrasje, vrasje, vrasje, të cilat mund të jenë bërë, mund të jenë faktuar, por unë nuk i kundërshtoj. Kam parimin të mos kundërshtoj asnjë njeri për çfarëdo flet për Enver Hoxhës, është e drejta e tij. Ndërkaq kam unë të drejtën time të flas çfarë di unë dhe unë bazohem në atë që di. Nuk mund të kundërshtoj atë që nuk e di, nuk i jap të drejtë vetes, as nuk mund ta kundërshtoj, as nuk mund ta marr inat, as nuk mund të kem ngarkesa ndaj dikujt. Por, po të vij puna ruaj vetën time ndaj ngarkesave negative. Këtë gjë kam bërë për librin e Blendit, përveçse e urova publikisht për stilin e tij, që stili ndryshe nga vitet 1990, nuk ka mllefe, nuk ka nivele anekdotike, nuk ka nivele banale dhe mundohet të jetë një libër serioz. Mund të them që është një libër që përfshin vetëm vrasjet e Enver Hoxhës, sa ishin të vërteta dhe sa s’ishin të vërteta nuk futem, nuk më intereson. Mund të them se Enver Hoxha edhe ka ndërtuar, jo vetëm ka vrarë. Ajo që më ka shqetësuar është reagimi i ashpër ndaj këtij libri, djegiet e këtij libri, në asnjë mënyrë një libër, cilido libër, nuk duhet të digjet. Më kujtojnë vitet 1990 kur janë djegur librat e Enver Hoxhës atëherë kishte një ngarkesë në popull, kishte një kuptim, se justifikohej, por nuk duhej. Kështu që, kjo gjendje e librit të Fevziut është skandaloze, është prapa për shoqërinë dhe unë mendoj se kanë qenë të nxitura nga autorët e këtyre skemave.

 

- Në fakt doli dhe libri “Mein Kampf” e Hitlerit dhe nuk u dogj…

Dhe s’ka arsye pse të digjet se njohja është motori i zhvillimit të shoqërisë, njeriu duhet të njohë gjithçka. Se si reagon njeriu pas kësaj njohje ai përben problem. Përben problem kur kthehet në një rrezik social. Dhe aty hyn shoqëria, kjo është ajo që duhet të përdorim, se politika na ka lënë në baltë, aty duhet të hyjë shoqëria se si duhet pastaj t’i kanalizojmë këto njohje në të mirën tonë dhe jo në të keqen tonë. Kështu që, unë jam ngritur kundër djegieve të librit të Fevziut dhe jam ngritur kundër akuzave që i bëhen për vjedhje, se ajo është poshtërsi. Meqenëse këtu nuk ka vjedhje, ka vetëm të kesh në duar informacionin, dokumentin, siç e kam unë. Ai dokument mund të jetë flas dhe mund të jetë jo fals, unë nuk e di.

 

- Në fakt akuza lidhet me ditarin origjinal të Enver Hoxhës…

Sado rrjedhje të ditarit të ketë  nuk ka vjedhje. Nëse këtu shtrohet një çështje e tillë unë e di shumë mirë se si ka rrjedhur.

 

- Si ka rrjedhur në fakt?

Atë nuk kam dashur ta them dhe e kam lënë që nëse këtu…

 

- A mund të na thoni?

Jo, se këtu duhet të përmend emra. Unë jam ai njeri që përmend emra se kundrejt problemit, një çështje që i duhet shoqërisë të analizohet, të fokusohet, të korrigjohet, detyrimisht ti duhet të përmendësh emrin. Unë i kam përmendur të gjithë ato emra aty, duke mos pasur asnjë gjë personale me ta, ata përfaqësojnë një qëndrim. Ata që praktikisht ngrihen kundër kësaj çështje  i përkasin asaj. Në këtë drejtim dua të them se duhen emrat atje ku është e domosdoshme. Atje ku s’është e domosdoshme unë s’kam pse të marr në qafë njerëz, të cilët do i them në gjyq, po të bëhet gjyqi, i cili kam deklaruar që është fars, që është bllof.

 

- Pra ju dilni e gatshme të dëshmoni në gjyqin mes Nexhmije Hoxhës dhe Blendi Fevziut në lidhje me dokumentet?

E kam deklaruar se Nexhmije Hoxha një herë e mirë duhet të kujdeset për vetën e saj që të bëjë pleqërinë e thellë e qetë dhe të mos ketë grinta kaq të mëdha ekspansioni kundrejt shoqërisë, me kërkesat, me pretendimet, me botimet boshe në formë kartoline në mbrojtje të Enver Hoxhës, në fakt të goditjs së figurës së tij. Pra, duhet të arrijë të kuptojë, erdhi koha, 91 vjeçe siç është, të bëjë pleqërinë e thellë në një formë aq sa ajo mund të gjejë pak dinjitet për veten e saj.

 

- Një nga akuzat që ka ngritur, të paktën publikisht Nexhmije Hoxha, ka qenë që janë vjedhur ditarët origjinal, nuk ekzistojnë dhe kështu me rradhë… Në fakt kush i ka ditarët origjinal dhe çfarë ka Nexhmije Hoxha vetë?

I kanë ato vetë.

 

- Po pse ata deklarojnë…

Është blof. Nexhmije Hoxha punon me skema, punon me alibira, punon me pista dytësore. Nuk ka se si ta godasë Blendin dhe nuk e godet qoftë me ato dokumente vrasje e jo vrasje, sipas asaj, por do ta shmangë vëmendjen që ky autor është kaq i diskutueshëm, të zhvleftësojë si autor, se aty ka një fakt flagrant që e godet drejtpërdrejt Nexhmijen, më shumë se të gjithë krimet e saj të kamuflluara, që Enver Hoxha është gjetur në shesh kur vdiq. Të gjendet Enver Hoxha në tokë, që monitorohej nga mjekët, nga infermierët personal dhe në mungesë të tyre nga ajo vetë. Për mendimin tim deri atëherë kishte vigjilencë absolute, nuk gjeje gruaja më të përkushtuar, por ka qenë false me sa del. Kështu që, E.Hoxha gjendet në tokë kur atë duhet ta ruante Nexhmije Hoxha. Nuk mund të guxonte një mjek, të guxonte një infermier, që të mos kishte vëmendje kur Enver Hoxha të jetë dhe në gjendje, dhe me ndjeshmëri normale apo, të përpiqet në grahmat e fundit aq sa të binte në shesh.

 

- Është i saktë Fevziu për këtë gjë që kur thotë se trupi është gjendur në tokë?

Kjo është e saktë se unë jam interesuar dhe trupin e Enver Hoxhës e kanë gjetur tre veta. E ka gjetur Isuf Kalo, e ka gjetur  në mos gaboj Ylli Popa dhe infermieri i tij personal, Fahri Bufi,  njeriu më pozitiv nga këta të tre.

 

- Për sa kohë ka qenë Enveri në tokë pa ndihmën e kurrkujt?

Kjo është një tjetër çështje pastaj, një çështje që hap një tjetër diskutim më të hollë akoma se tamam në mëngjezin e asaj nate, kur Enver Hoxha gjendet në shesh, në datën 9, Sokoli dhe unë ishim dërguar në Vlorë. Në mbasditen e e datës 8 të po asaj nate kemi ndenjur me Enverin siç po rrimë tani bashkë. Nuk fliste, ishte në karrige me rrota, por i shkëlqenin sytë, kishte një çere të mirë dhe në atë kohë, në Vlorë kishin qenë dy çiftet e tjera, se ata rrinin bashkë, kurse me ne nuk flisnin, se ne ishim delja e zezë e familjes. Atë natë do të vinin ata do të ktheheshin nga Vlora dhe Nexhmije Hoxha në sytë e Enver Hoxhës thotë që shkoni ju në Vlorë një natë të çlodheni.Se ne rrinim, vigjilonim, vuanim në mënyrën tonë pranë Enverit. Vërtetë ashtu bëmë meqenëse atë ditë na u duk babai shumë mirë dhe në mëngjes ikëm. Cuditërisht edhe sot mjeku i tij, një mjek tjetër, Ahmet Kamberi, në gazetën Shqip , ka dhënë me faksimile kardiogramin e fundit, me goditje elektrike,  kriza kishte ardhur, zemra kishte pushuar. Në orën 9 e 30 të mëngjesit, në datën 9 prill, mëngjes kur ne të dy nisemi në Vlorë dhe nuk na ndalon njëri që të thotë se shiko babai është sëmurë, që ka pasur goditje madje që i ka pushuar zëmra. Vemi në Vlorë, kalojmë datën 9 dhe kërkohemi në të gdhirë të datës 10.

 

- Pra ju dyshoni për një përshpejtim të vdekjes…

Nuk kam të drejtë ta them, për të menduar mund të mendoj çfarë të dua. Por që na kanë hequr dhe të mos na kenë nëpër këmbë në këto momente, kjo është e sigurt. Se nuk na ndali N.Hoxha e as  Isuf Kalo, i cili atëherë ishte në mënyrë speciale miku jonë, pasi këtë e kishte detyrë që të ishte miku ynë i brendshëm dhe jo vetëm mjek, posaçërisht i Liljanës dhe i Sokolit. Madje na kish premtuar se unë do të them kur Enveri të jetë afër atij momenti meqenëse unë kisha një vit që vuaja nga ankthi se si është tani, e se si është pastaj.

 

- Çfarë tjetër, përveç ditarëve origjinalë që ju thatë se ruan Nexhmije Hoxha, kanë nga materialet sekrete apo të tjera të Enver Hoxhës për të cilat nuk dihet se ku janë sot…

Ata kanë gjithçka për të nxjerrë atë që duan ata nxjerrin dhe mohojnë gjithçka për atë që nuk duan të nxjerrin. Unë për shembull e di që përveç frenezisë së Ilirit për të botuar fillimisht një libër me anektoda për familjen e Enverit dhe për Enver Hoxhën, ku dinjitoze ishte vetëm mbrojtja e tij në burg, kur ai u burgos gjoja për një intervistë, por në fakt u burgos se donte të merrte pushtetin me dhunë nëpërmjet vitit 1997 të ngatërruar me shumë gjëra, ashtu siç kishte premtuar Ramiz Alia që do të marrim pushtetin me gjak dhe hekur, se kemi forca të brendshme dhe të jashtme që na mbështetin. Më dinjitoze kishte mbrojtjen në burg, të cilën ia ka bërë Shaban Sinani. Tani vazhdojnë serisht Nexhmije Hoxha  me sa jam informuar nëpërmjet Teutës  një biografi si kundërvënie e Fevziut, gjoja, me këshilltar Nasho Jorgaqin, një kalemxhi i tyre. Më vjen keq them kështu se ndërkaq ai ka veprën e tij të plotë, është monograf i shkëlqyer dhe të tjera me radhë. Por kjo punë kështu është, ata shkruajnë çfarë duan, si duan…

 

- Pra familja Hoxha është duke përgatitur një libër autobiografik për Enver Hoxhën si kundërvënie të librit të Fevziut…

Librin autobiografik e kanë bërë me çfarë ka shkruar vetë Enver Hoxha për jetën e tij. Tani, si duket, po bëjnë një libër me dokumente autentike, meqenëse këto të Fevziut janë false siç thonë ato. Por, është për të qarë hallin që këtë libër do ta bëj Teuta e pashkolluar, Teuta e të gjitha niveleve dhe Nasho Jorgaqi është pronë e saj.

 

- Në çfarë kuptimi?

Përderisa pranon të bëhet kalemxhi i Teuta Hoxhës.

 

- E keni të saktë këtë?

Po, e kam.

 

- Zonja Hoxha, kohët e fundit janë botuar edhe dy fotografi, këtu keni dalë ju me Sali Berishën… Në foto jeni ju, Sokoli, Sali Berisha…

Dua të them se kanë gjithçka. Kohët e fundit  Sokoli i është drejtuar drejtuesve të atij televizioni që paçka se luftojnë Sali Berishën dhe është punë e tyre, le të bëjmë oponencë, çka janë për t’u vlerësuar, por është dhe një abuzim i tejkaluar edhe ne kohë , ndaj nesh, ndaj duhet të ndalen me metoda të tilla të ulta të luftës brënda llojit.

 

- Në fakt kush i ka nxjerrë këto fotografi, ju i keni pasur?

Këto i ka nxjerrë Nexhmije Hoxha dhe Teuta që është Nexhmija numër 2, e kam deklaruar unë se e ka deklaruar më parë vetë N.Hoxha.

 

- Pra nuk kanë dalë nga ju, se duken sikur janë fotografitë tuaja?

Jo, absolutisht. Ajo është loja sikur ka dalë nga ne, por s’mund të dalë nga ne se ne nuk luftojmë kështu. Fjala luftë është e ashpër, unë nuk luftoj, unë përballem dhe nuk do të ishte kjo metoda, kjo është metodë e ulët. Unë s’kam nevojë të përballem me kryeministrin e Shqipërisë, në qoftë se është nevoja, me fotografi  që kanë kuptimin e presionit. Unë kam botuar ndonjë fotografi me Ismail Kadare, po ai  na ka  ngacmuar personalisht, ka qenë revanshist, ka qenë me pozita fashiste ndaj nesh , kur na ka pasur miq si zoti kryeministër , dikur miku jonë, por ama ka pasur dinjitetin e tij që të mos përzihet. Gjërat janë të ndara. Mori atë pozicion.

 

- Kush është e vërteta e miqësie suaj, sa vjet miqësi keni pasur në atë kohë me zoti Berishën, mjek shumë i njohur në Tiranë?

Nuk mund ta shquaj me vite, s’e mbaj mend me vite, e kam pasur bashkëpunëtor të nderuar të revistës “Shkenca dhe Jeta”, e kam vlerësuar shumë në atë kohë, e kam vlerësuar për energjinë, vendosmërinë, erudicionin e tij dhe kaq.

 

- Ju në atë kohë ishit kryeredaktore e revistës “Shkenca dhe Jeta”?

Po.

 

- Dhe zoti Berisha shkruante atëherë artikujt shkencorë?

Po, ishte bashkëpunëtor shumë i mirë, shumë i denjë, kompetent, kaq.

 

- Dhe kjo ka qenë…

Po, ka qenë një marrëdhënie intelektuale. Unë e vlerësoja, realisht e vlerësoja.

 

- Kjo miqësi që thatë disa vjet, që s’e mbani mend të saktë tani…

Po se jo për Sali Berishën, por për asnjë njeri nuk mund ta mbaj mend me vite. Di që ishte një ngë miqtë tanë.

 

- Nëse ju do të kishit qëllim për të nxjerrë do të nxirrnit shumë më tepër…

Kam shumë respekt për gruan e tij, zonjën Liri Berisha, e kam njohur dhe me gjithë pozicionet e saj ajo mbetet ajo grua po aq dinjitoze, po aq serioze, s’ka pikë vaniteti në atë grua nëse do ta quanin për një moment gruan e parë pavarësisht se gruaja e parë është gruaja e Presidentit Por për për jetëgjatësinë e saj në pushtet, ajo mbetet ajo grua që kam njohur atëherë, një pediatre e përkushtuar dhe punën ndaj misionit të saj për fëmijët, më duket që e bën me shpirt  e horizont.

 

- Ajo që po thosha ishte, për shkak të kësaj miqësie nëse do të donit të ndiqnit këtë rrugë për ta sulmuar kryeministrin do të mund të kishit foto të tjera apo gjëra të tjera që mund të nxirrnit…

Në vitet 1990, menjëherë pas pluralizmit me parlamentin e parë kur kryetar ka qenë Skënder Gjinushi, PS nëpërmjet elementëve të caktuar kishte fotografi të Sali Berishës në shtëpinë tonë, në ditëlindjen tonë dhe donin ta emetonin atë. Atë ja kisha dhënë unë për kuriozitet një miku. Kur kam marrë vesh se kanë dashur ta emetojnë e kam kundërshtuar, s’e kam lejuar dhe i kam thënë që këto s’janë metodat e mia, nuk të lejoj ta emetosh. Siç nuk do të desha të kishte dalë kjo që ka dalë nga forca të tjera të cilat mbajnë çdo gjë nën dorë, si e si ta vënë kundërshtarin në pozitë të vështirë, siç do të më kishin vënë mua në pozitë të vështirë po të kisha ngecur diku. Por s’kam ngecur dhe s’kanë çfarë bëjnë dhe u ngelet kjo foto për të më luftuar edhe mua përveç Sali Berishës.

 

- Vitin e kaluar Ramiz Alia në moshën 86-vjeçare u nda nga jeta. Ju keni qenë në varrimin e Ramiz Alisë dhe a i keni shprehur ngushëllimet familjes?

Jo, unë nuk kam qenë në varrimin e Ramiz Alisë, s’kisha pse, as e mendova. Familjen nuk e kam ngushëlluar, kam atë kujdes që përderisa unë kam folur kaq shumë për atin e tyre, ata nuk mund të pranonin ngushëllimet e mia. Di që nuk kam vajtur në emisionin e Ilva Tares, (gjë që e falënderoj) por nuk mund t’i shkoja, se nuk mund të flisja ato që unë i kam të theksuara, të evidentuara, i kam bindje, jam përkushtuar. Nuk mund të flisja në kohën kur ai porsa ka vdekur. Domethënë në nderim të njeriut në ikje…

 

- Zonja Nexhmije Hoxha është 91 vjeç siç thatë ju, gjithsesi jeta ka ligjësitë e saj dhe njeriu ka edhe limitet e tij biologjike. Ju thatë që keni 12 vjet që nuk komunikoni, që nuk shkoni. Në varrimin e Nexhmije Hoxhës do të shkoni?

Shiko, është një gjë që as e kam menduar. Besoj se do të bëj atë që do të ndjej në atë moment. Problemi im është se nuk shkon Sokoli tek e ëma. Thashë, lidhja e gjakut edhe shpërfillet, se ka ngjarje të tilla në botë kur nëna për pozicione personale, raporte fare të vogla nënë e bir nuk pëlqehen dhe rrinë larg njëri – tjetrit. Balzaku është i njohur në këtë pikë. Kështu që, për mendimin tim Sokoli duhet të shkojë tek ema dhe ai nuk është në kundërshtim. Por ai  i ka thënë  asaj që unë do të vij, por ama disa gjëra do t’i sqarojmë bashkë. Ajo nuk pranon të flasë, ajo e do Sokolin që t’i vejë dhe t’i gjunjëzohet sikur s’ka ndodhur asgjë. Pra Sokoli të jetë djali i nënshtruar siç ajo e ka rritur, siç ajo e ka mposhtur, siç ajo i ka detyruar fëmijët e saj, siç i ka mësuar që njëri do të jetë i parë, tjetra e dyta është vajza dhe Sokoli është hiçi. Meqenëse mori Lilianën është më tej se hiçi. Kështu që, Sokoli deri më sot ndihet i vrarë që ajo nuk e pranon të birin, ashtu siç është i biri, me mendimet e tij, me shqetësimet e tij për të atin, për rolin e saj kundrejt tij e Shqipërisë dhe pastaj nëna mbetet nënë dhe djali mbetet djalë.

 

III.-

Zonja Hoxha, unë pa dijeninë tuaj jam munduar të hulumtoj dhe të mbledh 10 fakte që ndoshta shumë njerëz nuk i dinë, dikush tek tuk, një rreth më i ngushtë edhe i dinë, por jam i bindur për këtë. Gjithsesi do të mundohem ta provoj. Unë do të ofroj faktet dhe nëse është e mundur ndonjë koment të shkurtër për secilin prej tyre.

 

- Kush është Iliriana Shella?

O zot sa e vjetër është. Unë e di se çfarë moshe kam, por ama sigurisht që kjo është shumë e vjetër, shumë e vjetër, por shumë e dashur. Iliriana Shella është Liliana Hoxha, pasi nga Iliriana më thirrën menjëherë Liliana dhe ashtu mbeti. Vetëm në regjistrin e lindjes unë e kam në Iliriana se im atë donte djalë dhe ia kishte para vënë emrin Ilir.

 

- Sikur ta dinte që kunatin do ta kishte me emrin Ilir…

Por edhe Iliriana njësoj është. Por, Iliriana mu rikthye sapo kam njohur Nexhmije Hoxhën sepse tha ti do të quhesh Iliriana sepse Liliana nuk shkon si emër për ne.

 

- Ishte shumë moderne ndoshta…

Po, ishte perëndimor . Unë ndjeva keq, por çfarë mund të thoshe, sidomos në takimin e parë. Megjithatë nuk funksionoi, nuk më thirri dot Iliriana se mbeti Lili, siç më thërriste im shoq dhe kaq. Kurse Shella është mbiemri im i vërtetë, i paditur nga kush meqenëse që kur unë u martova jam Liliana Hoxha. Shella e ka mbajtur im vëlla, ai ka mbajtur mbiemrin e rrënjës, kurse imë më dhe im atë njihen me mbiemrin Sotiri, Sotir quhet gjyshi im nga babai, zakon popullor ky për të trashëguar emrin e gjyshit.

 

 

- Në fakt një pjesë e mirë e njerëzve që kam pyetur, pothuajse 99% thonë qe jeni nga Vlora. Por unë e di që nuk jeni nga Vlora, origjina juaj e largët është nga Voskopoja…

Kjo është e vërtetë. Origjina ime e largët është nga Voskopoja por fatkeqësisht nuk dimë shumë gjëra. Dimë që jemi shpërngulur pas djegies së saj dhe rrënjët që atëherë nuk janë të deshifrueshme. Di që thashë jemi nga Shellat, të shpërndarë në Shqipërinë e mesme, në Berat, në Vlorë, diçka në Tiranë. Gjyshi im ka vajtur në Selenicë, ishte shumë i aftë, autodidakt i minierave, ku praktikisht është shquar. Edhe italianët kur e zaptuan Shqipërinë e kanë konsideruar kryeinxhiner të minierës (domethënë mjeshtër sic më thonë sot kolegë të tij me shumë nderim).

 

- Autodidakt…

Po, me një inteligjencë natyrale.

 

- Me sa duket duhet të jeni larguar kur është djegur Voskopoja që e përshkruan aq bukur dhe Blushi në librin “Të jetosh në ishull”…

Ajo është periudha. Di që rrënjët janë nga Voskopoja dhe zbritur pas djegies së saj.

 

- Ju jeni mbesë prifti dhe martoheni në familjen më të famshme Hoxha, si rrinë bashkë prifti dhe Hoxha, se edhe vetë Enveri ka pasur xhaxhanë hoxhë pavarësisht se ndaloi fenë..

Rrinë paradoksalisht mirë, me hir apo me pahir.

 

- Gjyshi juaj ka qenë në Novoselë në mos gaboj prift?

Po. Këtu kam interes të tregoj gjithnjë në funksion të njohjes së shqiptarit  çfarë kufizimi ishte i shkruar  dhe   për çka ka degraduar duke zbritur poshtë. Pa u martuar me Sokolin, siç thashë, në ato vite që jetoja tek Enver Hoxha,  më vdes gjyshi prift dhe i thashë E.Hoxhës që ai është përpara vdekjes dhe do të njohë Sokolin. Ai nuk foli dhe e la Sokolin të vij tek prifti.

 

- U rrëfye?

Nuk është për t’u rrëfyer, s’ishte për t’u rrëfyer se ishte për të vdekur.

 

- Pra Enver Hoxha e lejoi djalin pasi ishte ndaluar feja..

E lejoi djalin që të shkonte tek prifti.

 

- Kjo thuhet për herë të parë besoj.

Sigurisht. Thashë, kam thënë çfarë është e domosdoshme që të di shqiptari për veten e tij, ajo që mendoj unë t’i shërbejë atij për veten e tij. Për veten time nuk kam folur tepër  se nuk dua të bëj atë figurë, nuk është çështje personale.

 

- Një ëndërr e ndaluar e shqiptarëve ka qenë blloku, por sigurisht kryeëndrra e ndaluar ka qenë shtëpia e Enver Hoxhës. Ju keni qenë në shtëpinë e tij në moshën 16-vjeçare, natën e vitit të ri, më 31 dhjetor 1967, ku në mos gaboj, në datën 1 janar 1968 jeni takuar për herë të parë me Enver Hoxhën…

Me të gdhirë, në 12.00 të natës, kur shkëputen vitet.

 

- Erdhi Enveri për t’ju uruar… Ishit shoqëri?

Po, ishte e gjithë shoqëria e bllokut, siç mblidheshin ata vit për vit dhe vetëm unë isha pjesë e popullit me time motër të cilën e merrja gjithmonë.

 

- Vetëm ju vinit nga jashtë bllokut, për të qenë pjesë e asaj feste në bllok.

Po, ai më pa me shumë vëmendje dhe më ka parë vazhdimisht me shumë vëmendje  vit për vit, deri në 1972, kur pastaj tha do të vish të jetosh tek ne, pa u zyrtarizuar se nuk desha unë.

 

- Keni 16-vjeç kur jeni dashuruar me Sokol Hoxhën në gjimnaz, jo vetëm kaq, por arrinit të hynit tek shtëpia e tij, të bënit natën e Vitit të Ri bashkë…

Dashuruar, por jo e vendosur, i ikja dashurisë.

 

- Akoma nuk e kishit thënë atë po-në e fortë?

Jo, nuk desha të isha pjesëtare e bllokut.

 

- Nuk keni dashur?

Jo s’kam dashur.

 

- Ju jeni e para ndoshta që nga jashtë bllokut, ndoshta nga të parët ato që mund të quhen sot rëndom, por që janë në statusin e jetës, bashkëjetesë. Pra të jetosh në një kulm, në një shtëpi, në një dhomë, ndoshta në një krevat me dikë me të cilin nuk je celebruar akoma dhe s’je martuar zyrtarisht. Është e vërtetë?

Sigurisht.

 

- Si mund të ndodhë kjo në vitin 1972?

Kam pasur kokë tjetër prandaj dhe jam mjekuar. Ajo isha unë, ashtu mendoja unë dhe ajo që isha unë ishte mbi gjithçka sepse unë e desha shumë Enver Hoxhën, por ajo që unë isha nuk i prishte punë Enver Hoxhës dhe popullit shqiptar.

 

- Ju jeni martuar më 24 mars 1974 me Sokol Hoxhën, djalin e dytë të Enver Hoxhës…

Jam martuar kur e pashë që s’kishte rrugë tjetër. Domethënë kot e kisha, u dorëzove.

 

- Dhe më 24 mars 1974 u zyrtarizuat, bëtë dasmën, Sokoli ishte djali i dytë dhe ju jeni martuar përpara Ilirit. Edhe kjo e radhë në Shqipëri, se nuk para ndodhte, aq më tepër me familjet me tradita, por jo vetëm. Pothuajse shqiptarët kanë pasur këtë që nuk e kalon vëllai vogël vëllain e madh apo… Si dhe pse ndodhi kjo?

E rrallë se e donte Enver Hoxha sa më shpejt martesën time me Sokolin. E donte sa më shpejt, madje ishte vonë dhe aq, se ai e donte por prapë u sëmur, pësonte ato kurbat, ato uljet e ngritjet dhe në martesën tonë ka qenë paksa i sëmurë por dhe e donte me doemos.

 

- Sigurisht që të ishe nuse në shtëpinë e Enver Hoxhës, në periudhën e Enver Hoxhës, në kulmin e pushtetit të tij, nuk është e lehtë. Por, ju ndoshta ju jeni e vetmja nuse në botë, por të paktën në Shqipëri, këta ta them me siguri, që nuk i keni thënë vjehrrit “babi” apo “baba”, siç thonë nuset për lehtësi edhe komunikimi të përditshëm në familje dhe as vjehrrës Nexhmije Hoxhës, nuk i keni thënë “nënë”. Por i jeni drejtuar me ju, siç mund t’i drejtohej secili nga ne Enver Hoxhës, është e vërtetë kjo dhe se si mund të funksionojë kjo gjë kur je brenda një shtëpie në intimitet, në këtë marrëdhënie dhe ndërkohë vetëm këtë s’ndryshon, duke u drejtuar me ju…

Nexhmija ta detyronte që të mos i thoshe “mama” dhe t’i thoshe me “Ju”.

 

- Kam një foto shumtë veçantë, ku jeni ju me Enver Hoxhën, gati – gati duket si një puthje në buzë nga pozicioni i atij që ka bërë shkrepjen…

Ky ishte provokim .

 

- S’është provokim, thjesht perceptim.

Nuk është as perceptim. Është për të ardhur keq se në atë kohë ai ka qenë në karrige me rrota, është vetëm 9 ditë para se të vdesë dhe në atë kohë dhe shumë përpara s’e puthte njeri.

 

- Ka qenë një nga puthjet e rralla dhe ishit e previligjuar, për të mos thënë e vetmja që ju lejohej ta bënit…

Natyrisht po, po pse të pengohesha. Por unë ngre si çështje që pse s’e puthte njeri?

 

- Pse?

Ishin të caktuar gjërat, ishte në ikje, tjetri ishte në ardhje. Ishin çështje interesash dhe s’ishin çështje ndjenjash

 

- Nexhmijes që s’i thoni nëna e kuptojmë..

S’ta lejonte me distancën që të detyronte.

 

- Kam një foto në të cilën më 30-vjetorin tuaj, jeni ju me Nexhmije Hoxhën bashkë në foto..

Këtu është 30-vjetori im, kam një fotografi ekstremist të bukur me Enver Hoxhës. Përpara Enver Hoxhës, në sytë e tij, kam dalë këtu me zonjën Nexhmije dhe ajo më ka kapur për dore dhe përmbi dorën e saj unë kamë vënë timen nga lumturia që ajo po më gëzonte një ditë të jetës sime në sytë e Enver Hoxhës.

 

- Duhet të ketë qenë një ditë e veçantë për ju, jo vetëm se ishte 30-vjetori, përballë keni pasur Enver Hoxhën..

Është e veçantë se Nexhmije Hoxha më kap për dore.

 

- Është nga të rrallat?

E para dhe e fundit.

 

- Po Enverit pse i thoshit Ju?

S’mund t’i thosha ndryshe se ai ishte Enver Hoxha. Unë e kam puthur si Enver Hoxha dhe do ta puthja si Enver Hoxha. Ndërkaq është e tepërt të them se unë si natyrë i kam dashur pleqtë. Pleqtë janë një pasuri shumë e madhe që njerëzit nuk e kuptojnë. Është i vogël ai njeri që nuk e vlerëson një plak, grua apo burrë dhe pleqtë unë i adhuroja. Kam histori shumë për pleqtë, që një ditë mund të them se si e kam dashur këtë dhe si e kam dashur atë. Ai është Enver Hoxha dhe në atë kohë është krejtësisht i pafuqishëm, ai vetëm duhej përkëdhelur.

 

- Kjo është e kuptueshme për pozitat që ishit ju…

Në këtë fotografi nuk jam në protokollin tim . Jam kalimtare me rroba shtëpie, e pakrehur dhe përfitoj nga rasti që e puth për hesapin tim. Nuk më ka fotografuar  Sulo Gradeci, por një djalë jashtëzakonisht  i mirë që quhet Dashamir Andoni.

 

- Një fakt tjetër është që ju keni dashur të studioni dhe të diplomoheni për fizikë bërthamore…

Po, në fakt ishte gabim, por unë e desha për sfidë, pasi isha e prirur në fushën e letrave. Më kanë nxitur shumë pedagogët e letërsisë që mos se do të bësh gabim. Por, unë letërsinë e ndjeja në gjak dhe nuk dija atëherë që njeriu duhet të bëjë atë që ndjen në gjak. Kështu që, kërkoja sfida dhe desha fizikë bërthamore, isha shumë e mirë edhe në shkencat egzakte.

 

- Po pse s’e bëtë?

Nuk e bëra se në takimin e parë me Nexhmije Hoxhën tha që nuk do të shkosh në fizikë bërthamore.

 

- Prapë Nexhmija?

Po, që ditën e parë, që më shëndërroi në Iliriana dhe më tha që do të bësh fizikë të përgjithshme 4-vjeçare dhe do të dalësh mësuese. Pastaj kur dola mësuese, tek Petro Nini, meqenëse i desha nxënësit shumë dhe më donin shumë, pra isha shumë popullore, më hoqi edhe nga arsimi.

 

- Të çuan në institut..

Më çuan tek instituti ku më njohi me një shoqe që ishte vegla e saj dhe kështu vazhdon zinxhiri hallkë pas hallke tek njerëzit nën kontroll të Nexhmijes.

 

- Kishte filluar kontrolli?

Po.

 

- Një fakt tjetër që këtë e dinë të gjithë, keni qenë i pari person brenda bllokut që keni folur dhe keni hedhur dritë mbi atë çfarë kishte ndodhur në bllok, jo në mënyrë fantazmografike ose në mënyrë publicistike, por me dëshmi autentike të dorës së parë si dëshmitare e dorës së parë që ishit vetë.

Po se unë i mendoj dokument këto përderisa unë nuk gënjej, përderisa s’ka dalë njeri që të thotë se unë gënjej, përderisa  ska njeri që të kundërshtoj hapur, përveçse të shaj nga inati apo nga interesa të tjera që thamë deri agjenturore .Po drejtpërsëdrejti njeri nuk mund të thotë se gënjej përderisa nuk gënjej. Dhe një dëshmi e tillë është dokument.

 

- Por, kjo e fundit besoj se jo shumë vetë e dinë, Liljana Hoxha është i pari person në Shqipëri që ka marrë një çek pagese nga google, nga motorri i madh i kërkimit të internetit në botë për shkak të numrit të lartë të klikimeve të artikujve dhe të emrit tuaj në internet… Madje fotokopjen e kësaj shkrese e keni botuar në këtë libër…

Nuk është vanitet. E kam botuar e detyruar meqenëse njerëz të caktuar në media e kanë quajtur gënjeshtër, për këtë e kam botuar.

 

- Bëhet fjalë për sa milionë klikime?

Nuk jam e interesuar në fakt.

 

- As paratë nuk tregohen në fakt…

Jo

 

- As kur vijnë nga google?

Jo, di që kam pyetur një person që ka bërë një peticion, ka qenë anëtar i peticionit të Lubonjës që familjarët e Enver Hoxhës (e kishte për mua) nuk duhet të flasin, nuk duhet të dalin në media, Remzi Lani konkretisht. I kam thënë Remzi Lanit çfarë do të thotë që të vijë një çek nga Google, ai ngeli pa gojë dhe iku kur  unë me të vërtetë nuk e dija se çfarë do me thënë. Atëherë e kuptova që jam njeriu i parë dhe shpresoj të vazhdojnë të tjerë.

 

- Besoj dhe shpresoj që edhe kjo intervistë që do të hidhet gjithashtu në internet të klikohet dhe të shtojë akoma më tepër klikimet dhe mbase të vjen një çek i dytë…

Jo mua do të më kënaqte vetëm kjo që kësaj radhe kam folur me Alfred Pezën dhe çuditërisht jam ndjerë shumë mirë.

 

- Përveç këtij libri, a do të shkruajë Liliana Hoxha kujtimet e jetës së saj se këtu keni shkruar për të tjerët…

Aty kam shkruar për të tjerët, do të shkruaj për jetën time nëse do ta shoh që jam në gjendje të japë atë të madhen e jetës sime, atë të fortën e jetës sime, atë të fatit të jashtëzakonshëm të jetës sime, paçka që ishte dhe dramatik.

 

- Ju falënderoj dhe shpresoj e uroj që kur libër të dalë, por jo vetëm ky libër, të jemi sërish bashkë sepse edhe unë jam ndjerë shumë mirë sot.

Faleminderit prej jush.

 

13 Prill 2012

 

FUND

 

1 σχόλιο:

  1. Përshëndetni të gjithë, emri im është Safa El Sadat, unë jam i martuar për 20 vjet me burrin tim dhe kemi dy djalë, Plaku një 16 dhe më i ri është 11 vjet. Burri im më donte shumë, por arriti në një pikë kur ai përfshihej në marrëdhënie me një grua që është bashkëpunëtore e saj. Unë kurrë nuk e imagjinova atë, por në njëfarë mënyre qëndrimi i tij ndaj meje dhe fëmijëve u ndryshua, vonesa e tij nga puna më bëri të mendoj për këtë çështje, Edhe në përvjetorin e 20-të të Ditës sime në marsh, unë mbaj veten larg seksit ndërsa premtojmë ta bëjmë atë në Dasma Ditën e përvjetorit, 15 ditë para përvjetorit të Dasmës, ai rrëfeu se po ai kishte marrëdhënie seksuale me bashkëpunëtorin e tij. Ai e solli atë në shtratin tim kur isha jashtë për punë, do të thotë se ndjenjat e mia ishin krejtësisht të pavlerë ndaj tij, gjendja ime mendore është plot agoni, mendoj se nuk mund ta harroj dhe ta rimëkëmbja dhimbjen, kjo grua ishte në kontroll të plotë ajo dhe kurrë nuk kam dashur ta bëj me Dhunën, ajo dëshiron të fitojë mbi mua pasi ajo është e divorcuar, ajo tha se ishte xheloz për marrëdhënien tonë dhe ajo do të më rrënojë duke e marrë burrin tim. Unë kisha për të diskutuar atë me një mik që më kërkoi për të gjetur një magji spell mirë, para së gjithash kurrë nuk kam besuar në këtë drejtshkrim Cast, por unë duhet të provojë atë deri kur kam ardhur në email PROPHET NOSA UGO në internet në lidhje me mënyrën se si ai ka ndihmuar kaq shumë njerëz që të marrin shpinën e tyre dhe të ndihmojnë në rregullimin e marrëdhënieve dhe t'i bëjnë njerëzit të lumtur në marrëdhëniet e tyre dhe disa tregime të tjera lidhur me sëmundjen shpirtërore dhe më shumë, i shpjegova situatën time atij dhe ai më ndihmoi të kryej disa lutje, disa Herbs dhe rrënjët dhe një sakrificë të vogël që bëra, dhe brenda 7 ditëve ai u kthye për të kërkuar falje dhe kjo ishte vetëm një mrekulli për mua, jam i lumtur që më ndihmoi mua dhe mund ta them me krenari se burri im është tani me mua përsëri dhe ai tani është në dashuri me mua si kurrë më parë.
    A keni nevojë për ndonjë ndihmë në marrëdhënien tuaj si marrja e burrit, gruas, të dashurit, të dashurës, fitores së llotarive, shërimit bimor për sëmundje, HIV, STD, Astma, Arthritis, Fybroid, Stroke apo ndonjë lloj sëmundjeje Barku, Problemi Shpirtëror, Promovimi i Punës, Shikuesit që lexojnë postin tim që kanë nevojë për ndonjë ndihmë në lidhje me ndonjë sfidë jete duhet të kontaktojnë PROFHET NOSA UGO dhe do të jeni të lumtur që keni bërë.

    Email: nosaugotemple@gmail.com
    WhatsApp: +34631686040
                         +17207992813

    ΑπάντησηΔιαγραφή