Κυριακή 15 Απριλίου 2012

100-vjetori i Titanikut përkujtohet të dielën me një seri ceremonish në të gjithë botën, përfshi edhe kantierin detar ku u ndërtua transoqeaniku në Belfast.

Një ceremoni përkujtimore u realizua edhe në Atlantik, në vendin ekzakt në të cilin u mbyt anija më e madhe e kohës, tragjedi që i kushtoi jetën 1 512 viktimave.
Las Vegasi, San Diego, Hjuston, Singapori, Irlanda dhe Britania janë midis vendeve ku 100-vjetori ka mbledhur me mijëra persona, të cilët kanë vendosur lule dhe janë lutur, në muzetë dedikuar “Titanikut”.
Dy javë më parë, në Belfast, Irlandën e Veriut, u hap edhe muzeu më i madh në botë përkushtuar anijes, i cili ka rikrijuar disa prej ambienteve më të famshme siç ishin realisht në “Titanik”.
Muzeu që kushtoi 150 milionë dollarë për t’u ndërtuar, ka tërhequr në ditët pas hapjes së tij plot 45 mijë vizitorë.
“Titaniku” u përplas me një akullnajë në mbrëmjen e 14 prillit, për t’u mbytur disa orë më pas, në atë që ishte udhëtimi i parë nga Britania, drejt SHBA-së. Historia e tij është bërë e njohur botërisht, nëpërmjet filmave e dokumentarëve të shumtë, që e kanë shndërruar tragjedinë e transoqeanikut në një prej më të njohurave në histori. 

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου